Lajme

Ambasadori amerikan Hill: Qoftë tani, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët kur të zgjohen do shohin se Kosova është e shqiptarëve

Bashkimi Evropian po i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që Serbia të bëjë një zgjedhje të prerë – t’i vë sanksione Rusisë, apo ta vendosë në diskutim rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Rreth kësaj çështjeje është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili deklaroi për TV Happy se këto rrethana të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë kanë të bëjnë kryesisht me varësinë e saj të madhe nga burimet ruse të energjisë.

“Në të ardhmen do të jetë në rregull që Serbia të marrë gaz nga Rusia, por kjo nuk është në rregull të ndodhë tani, dhe kjo është arsyeja pse Serbisë i duhet ndihmë për të gjetur përcaktimin” ka thënë Hill.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Sipas ambasadorit amerikan, Serbia duhet të fillojë me pavarësimin e saj energjetik nga Rusia, në mënyrë që të ketë zgjedhje tjera të furnizimit.

I pyetur për zgjidhjen e problemit me Kosovën, Hill tha se “qoftë tani, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët kur të zgjohen do ta shohin se Kosova është e shqiptarëve” dhe për këtë, siç tha ai, shpreson se normalizimi do të arrihet ndërkohë që të vazhdohet me gjëra që kanë rëndësi për qytetarët e thjeshtë.

Ai tha poashtu se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë ​​që ata të bisedojnë me njëri-tjetrin për të arritur marrëdhënie normale.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Në pyetjen nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me rastin e territoreve ukrainase që iu aneksuan Rusisë, Hill tha se nuk ka ngjashmëri, sepse Ukraina është në një pozicion tjetër.

Fqinji i Ukrainës, Rusia, po sulmon Ukrainën dhe civilët e saj dhe ndërkohë po anekson territoret e saj”. Nuk kemi parë gjëra të tilla që nga fillimi i shekullit të 20-të”, ka theksuar Hill dhe ka vlerësuar se kjo është një situatë ndryshe nga ajo e Kosovës që ka ndodhur 23 vjet më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *