KryesoreLajme

Eurodeputeti austriak kërkon që liberalizimi i vizave për Kosovën të vijë sa më shpejtë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta bëjë të qartë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të zbatohet sa më shpejt.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Austria Press Agency, Mandl ka deklaruar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, BE-ja do të avancojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Duhet të jetë e qartë se ne do të zbatojmë shpejt liberalizimin e vizave të vonuara për Republikën e Kosovës, do të avancojmë dialogun Kosovë-Serbi, do të kapërcejmë tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjithashtu do t’i japim këtij vendi, sikurse Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë, statusin e kandidatit”, thotë Mandl.

Ai shton: “Është gjithashtu një hap urgjent dhe i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë, që ta afrojmë udhëheqjen shtetërore serbe me vlerat evropiane dhe në këtë mënyrë ta mbrojmë Evropën”.

Mandl bëri thirrje që Kosova të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të saj brenda Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *