Bota

As predha e tankut rus nuk i zmbrapsi ukrainasit, shpëtojnë mrekullisht brenda mjetit të blinduar – arrijnë të çlirojnë fshatrat e pushtuara

Njësia SSO e ushtrisë ukrainase, ishte e para që është futur në fshatrat e okupuara në rajonin e Khersonit.

Atyre nuk iu desh shumë kohë që të çlirojnë disa fshatra, ndërsa rusët derisa po tërhiqeshin kanë tentuar t’i zmbrapsin ukrainasit.

Kur po futeshin në rajonin e Khersonit përmes një zone malore, ushtarët ukrainas që ishin brenda një mjeti të blinduar hasën në pritë, ku tanku rus shkrepi një predhë e cila i goditi.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Mrekullisht ushtarët që ishin brenda i shpëtuan më të keqes, pavarësisht se u goditën. Ata vërejtën me kohë tankun rus dhe tentuan të tërhiqen, por ishte shumë vonë.

E kur u godit nga predha, ukrainasit dolën jashtë me shpejtësi dhe morën pozicionet mbrojtëse. Në anën tjetër pas këtij tentimi të rusëve, ukrainasit u grumbulluan dhe i detyruan rusët të tërhiqen.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të kundërofensivës ukrainase, që edhe në rajone tjera që kontrolloheshin nga rusët i kanë detyruar ushtarët e Putinit të tërhiqen.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *