Vuçiqi mbron qëndrimin prorus duke shprehur inatin e para 23 vjetëve ndaj Ukrainës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrat serbë assesi nuk pranojnë kritikat që po u vijnë nga Kievi zyrtar.
Vuçiqi, por edhe në ministri në largim i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, akuzuan Ukrainën pasi ambasadori i këtij vendi në Beograd, tha se Kievi zyrtar e ka gjithnjë e më vështirë të kuptojë Serbinë se nuk po i vë sanksione Rusisë për agresionin, shkruan gazeta “Danas” të martën.
Vuçiqi nuk dha arsyetime pse nuk po i vë sanksione Rusisë, por e akuzoi Ukrainën se edhe ajo nuk e ka mbrojtur sipas tij, Serbinë, më 1999 kur ishte sulmuar nga NATO.
Vuçiqi me ironi shtoi se nuk i kujtohet që në vitin 1999 ukrainasit ndihmuan Serbinë ose ndaluan fluturimet me vendet që morën pjesë në sulmin ndaj ish-Jugosllavisë.
Ambasadori ukrainas po ashtu tha se rasti i Kosovës dhe ai në Ukrainë, ku Rusia ka aneksuar pesë rajone të saj, nuk mund të krahasohen.
Serbia nuk po pranon t’i vë sanksione Rusisë, me gjithë presionin e madh nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Në fakt, Ukraina është prej vendeve që kanë mbrojtur më së shumti qëndrimin serb kur bëhet fjalë për Kosovën.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër të tjera, është ndër vendet që u ka nxjerr më së shumti probleme sportistëve të Kosovës, duke mos i lejuar të shkelin në territorin e saj.
A është kjo krisja e madhe e marrëdhënieve të ngushta Ukrainë-Serbi?
A është pranë njohja e Kosovës nga Ukraina?
Rruga Press