Bota

Putini nuk di të ndalet, nënshkruan dekretin: Kherson dhe Zaporozhye, territore të pavarura

Vladimir Putini ka nënshkruar dekretin duke i njohur si territore të pavarura rajonet në Ukrainë të Kherson dhe Zaporozhye, të cilët janë pushtuar nga ushtria e Kremlinit.

Ky dekret i Putinit vjen menjëherë pas referendumeve të mbajtura në këto rajonet, të konsideruara gjerësisht një farsë.

Ndërkohë, në sheshin e Kuq të Moskës, pranë godinës së Kremlinit, është ngritur dhe një skenë, ku pritet të zhvillohet një event për festimin e këtyre dy dekreteve. Ky zhvillim vjen pas shpalljes së rezultateve të referendumeve.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ruse, qytetarët mbështetën bashkimin me Rusinë me mbi 90 për qind të votave, përveç në Kerson, ku votat pro ishin në nivelin 87 për qind. Por liderët e perëndimit dhe ekspertët e konsiderojnë referendumin të paligjshëm pasi nuk përmbush kriteret bazë dhe shkel haptazi ligjet e Ukrainës dhe ato ndërkombëtare.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga Ukraina që të negociojë për t’i dhënë fund konfliktit, por duke nënvizuar se aneksimi i 4 rajoneve ukrainase është i panegociueshëm.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Dua që të më dëgjojnë mirë në Kiev, të më dëgjojnë mirë në Perëndim: qytetarët e atyre rajoneve janë qytetarët tanë përgjithmonë”, tha Putini.

Në lidhje me krizën energjetike, Putini tha se nuk e ka fajin Rusia: “Kriza është krijuar për shkak të shumë viteve me politika të gabuara, që kanë nisur shumë përpara operacionit special në Ukrainë. Kapitalizmi nuk është mënyra për të ushqyer popullin”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *