Bota

SHBA-ja ndan 23 milionë dollarë shtesë për Ushtrinë e Malit të Zi

Qeveria amerikane ka ndarë 23 milionë dollarë shtesë për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi, si një vend që ndan vlera të përbashkëta me SHBA-në, tha sot ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq.

Në një prononcim për portalin CdM të Podgoricës, Konjeviq tha se këto para janë pjesë e një kësti të ri prej 2.2 miliardë dollarësh, të cilin SHBA-ja ka vendosur të ndihmojë Ukrainën dhe vendet e tjera që mund të kërcënohen nga Rusia.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Sipas tij, 23 milionë dollarët e marra do të ndahen për modernizimin dhe pajisjen e Ushtrisë së Malit të Zi, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s, si dhe për forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ai vuri në dukje se në tremujorin e dytë të këtij viti, Ushtria e Malit të Zi ka marrë 4.9 milionë euro nga SHBA-të për modernizimin e saj.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

“Kjo ndihmë dërgon një mesazh të qartë për qytetarët se mund të kenë besim te ushtria dhe të mbështeten tek ajo. Ushtria e Malit të Zi do të jetë gjithmonë një mbështetje për qytetarët dhe një shtyllë mbi të cilën mbështetet shteti i Malit të Zi”, ka përfunduar Konjeviq./ vijesti.me

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *