Droga dhe krimi sheshit, “Molla e Madhe” po “kalbet” nga brenda
Është një prej qyteteve më të bukur në botë, ku banojnë miliona vetë dhe miliona të tjerë e vizitojnë çdo ditë. Por edhe pse nofkën e ka “Molla e Madhe”, sot Nju-Jorkun mund ta quash pa frikë “Molla e Kalbur”.
Fotot e fundit që vijnë nga qendra e qytetit, në lagjen më të famshme, Manhatan, tregojnë një anë të zymtë, ku përdoruesit e drogës dhe kriminelët ordinerë duket se kanë pushtuar rrugët.
Fotografi Stefano Giovannini fiksoi disa momente vërtet të trishta, ku shihen përdoruesit e heroinës duke injektuar drogën në mes të ditës dhe në zona të populluara, si “Union Square”, por edhe të pastrehët që shtrihen në shkallët e metrove dhe ngacmojnë njerëzit. Skenat e përdoruesve të drogës janë një fenomen i muajve të fundit. Në maj, 7 burra u fotografuan duke marrë heroinë në të njëjtin moment, në East Harlem.
E sikur të mos mjaftonin përdoruesit e drogës dhe të pastrehët, kryetari i Bashkisë, Eric Adam, është zotuar të luftojë krimin, me shifrat që kanë pësuar rritje me 40% nga viti i kaluar. Pjesë të qytetit janë kthyer në streha të krimit, ndërsa në disa prej lagjeve më të famshme të Manhatanit, prindërve iu këshillohet të kenë kujdes me fëmijët, pasi po ekspozohen ndaj skenave të nuditetit dhe përdorimit të drogave.
Rruga Press