Zyrtarët e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dyshohen për spiunazh
Ministria gjermane e Ekonomisë i ka kërkuar Agjencisë për Inteligjencë t’i hetojë dy zyrtarë të kësaj ministrie, me dyshimin për spiunazh për autoritetet ruse, raportoi “TheGuardian” të mërkurën.
Dy nëpunës civilë të ministrisë gjermane tërhoqën vëmendjen e kolegëve të tyre, duke shfaqur “simpati ndaj pikëpamjeve ruse” në çështjet e politikës energjetike.
Siç thanë nga Ministria e Ekonomisë, të dyshuarit u shprehën kundër miratimit për bllokimin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.
Për zyrtarët u tha se kanë afërsi emocionale me Rusinë”, ndonëse autoritetet gjermane deklaruan se nuk kanë prova të forta për t’i provuar pretendimet.
Rruga Press