Lajme

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja të karburanteve në vend. Nafta ulet me 9 lekë nga çmimi që ishte, benzina 2 lekë dhe gazi me 1 lekë.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Gusht 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër;

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër;

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *