Lajme

Çmenduri! Instalacion druri në oborrin e Qeverisë… 3 mln e 700 mijë euro

Shkruan Klodian Tomorri 

Shikoni çfarë bën qeveria. Do paguajë 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar një instalacion druri në oborrin e Kryeministrisë. E ka hapur tenderin Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Këta lekët e buxhetit i dinë sikur i kanë të tyret. Familjet po dërrmohen nga kriza e çmimeve. Të ardhurat reale të rrogëtarëve, që nga viti 2013 janë në stanjacion në rastin më të mirë.

Për segmente të caktuara janë tkurrur. Nuk ka kompesim se nuk ka para- thotë qeveria. Do falimentonim po të rrisnim rrogat- thotë kryeministri. Nga ana tjetër, buxheti po dërrmohet nga energjia. Sektori energjetik nuk është me risk thuajse fiskal. Tani eshte mirëfilltazi risk fiskal që ka filluar te materializohet me intensitet të lartë.

Lexo më shumë  Kamberi dhe dy deputetë të Sanxhakut paraqesin në parlamentin serb një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë

Deri muajin tjetër buxheti do të injektojë 200 milionë dollarë kapital tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Por këto para janë tretur sakaq se shumë shpejt KESH-i do importoje ndoshta edhe 100 milionë euro energji në muaj. Dhe kjo do t’i trondisë nga themelet financat publike. Në këtë situatë, qeveria paguan 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar lodra druri për oborrin e kryeministrit. A e shikoni si i prioritarizojne shpenzimet këta?

Lexo më shumë  Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *