Turqia akuzon Greqinë për veprim armiqësor
Turqia të dielën tha se Greqia, anëtare e NATO-s, kishte përdorur një sistem të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia për të shënjestruar avionët turq në një mision zbulimi në atë që e quajti një “veprim armiqësor”.
Incidenti ndodhi më 23 gusht kur sistemi raketor S-300 i Greqisë në ishullin e Kretës bëri bllokimin e avionëve turq F-16 që fluturonin në 10,000 metra në perëndim të Rodosit, thanë burimet e ministrisë turke të mbrojtjes.
Kjo ishte “e papajtueshme me frymën e aleancës (NATO)” dhe përbënte “akte armiqësore” sipas rregullave të angazhimit të NATO-s, shtuan burimet për The Defense Post.
“Pavarësisht këtij aksioni armiqësor, avionët (turq) përfunduan misionet e tyre të planifikuara dhe u kthyen të sigurt në bazën e tyre”.
Burimet e ministrisë greke të mbrojtjes hodhën poshtë akuzat.
Turqia muajt e fundit është ankuar për ato që i quan veprime provokuese nga Greqia, duke thënë se lëvizje të tilla minojnë përpjekjet për paqe.
Dy fqinjët anëtarë të NATO-s kanë mosmarrëveshje të gjata për kufijtë detar dhe ajror, të cilat çojnë në patrullime pothuajse ditore të forcave ajrore dhe misione përgjimi kryesisht rreth ishujve grekë pranë vijës bregdetare të Turqisë.
Rruga Press