Bota

(Video) Tradhtoi Ukrainën për Rusinë, forcat e rezistencës ekzekutojnë në atentat me bombë ish-zyrtarin e SBU-së

Askyar Laishev, i cili kishte punuar për shërbimin e sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) përpara se të bashkohej me forcat pro-ruse për t’u bërë kreu i inteligjencës në Republikën Popullore të Luhanskut, që njihet si e pavarur tashmë nga Moska në 2014, është ekzekutuar në një shpërthim me bombë.

Pamjet e rënda të atentatit janë publikuar në rrjet dhe tregojnë momentin dramatik kur zyrtari “kukull” i Rusisë goditet pas aktit të tij të tradhtisë, nga forcat e rezistencës.

Lexo më shumë  Plani i SHBA-së për Ukrainën "frut i historisë 40-vjeçare midis Trump dhe Rusisë"

Kanë qenë anëtarët e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës në Ukrainën lindore ata që janë hakmarrë duke bombarduar makinën e tij më 11 gusht.

Videoja e sapo publikuar nga tregon se makina e Laishev shpërthen në rrugën Shevchenko, Staroblisk në Luhanskun e kontrolluar nga Rusia, e cila ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.

Kjo pason vrasjen e ngjashme të zyrtarit të Putinit, Ivan Sushko në Zaporizhzhia këtë javë.

Lexo më shumë  Kongresmeni konservator Don Bacon del kundër Trumpit: Republikanët e vërtetë e dinë të keqen, Rusinë e Putinit, trashëgimia ime është Reagani dhe Churchilli

“Theksojmë edhe një herë se kolaboracionizmi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndaj çdo tradhtar ka shpresa të kota se nuk do t’i vijë hakmarrja”, tha Rezistenca Kombëtare në një deklaratë për ngjarjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *