Lajme

KFOR-i aktualisht ka 3,735 ushtarë në Kosovë, cilët shtete prijnë me numrin e forcave

Më 1 shtator Qeveria e Kosovës pritet të fillojë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave dhe dokumenteve.

E për shtensionimin e situatës në veri dhe marrjen e konfirmimit se nuk do të eskalojë situata për vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës ishin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Escobar në një deklaratë pas këtyre takimeve theksoi “gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti më 24 gusht së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kajári e ka njoftuar Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Por sa trupa ka KFOR- në Kosovë dhe cilat shtetet prijnë me numrin e forcave?

Sipas në njoftimi në ueb faqen e NATO-s, bëhet e ditur se në Kosovë aktualisht janë 3,735 ushtarë.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës merr vendimin për pajisjen e serbëve të Kosovës me patentë shoferi RKS

Sipas këtij njoftimi, Italia prin me numrin e ushtarëve në Kosovë, me 638, pastaj SHBA-të me 635, Hungaria me 469, Turqia me 350 etj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ka nevojë urgjente për rritjen ndjeshme të numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

Siç transmeton DW, Kurti ka thënë se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës duke zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

Kurti mendon po ashtu se nëse në trupat mbrojtëse të NATO-s do të merrnin pjesë më shumë ushtarë gjermanë, kjo do të shtonte efektin parandalues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *