Vuçiqi u thotë zyrtarëve perëndimorë atë që Kurti ua ka thënë me vite: Serbia nuk do ta njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.
Vuçiqi ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.
Gjatë konferencës Vuçiqi ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes. Ai u shpreh se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiqi.
Më tej ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.
Kurti ka vite që thotë që Serbia e Vuçiqi ulen në tavolinen e dialogut për sa kohë ajo për të cilën negociohet është Kosova. Pra Vuçiqi është gjithmonë i gatshëm të suprimojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës por kurrë ta njohi atë.
Mjaftoi një rezistencë e Kosovës dhe Vuçiqi i tha ndërkombëtarëve atë që ata vetë nuk e pranonin kur ia thoshtë Kurti.
Vuçiqi është i qartë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Kurti ka qenë i qartë gjithmonë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Tani radhën e ka Borrelli e Lajçaku të kuptojnë se Vuçiqi nuk është ulur asnjëherë si president demokratik në tavolinën e dialogut, por veç si klerofashist pasardhës i Millosheviçiq.
Rruga Press