Sport

Fitoi titullin WBC, trajneri i kombëtares së boksit: Në Shqipëri kemi boksierë shumë më të mirë se Florian Marku

Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euronews Albania se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku.

Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.

“Floriani ka gjetur sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialistë, janë një nivel më lartë se Marku”, tha ai.

Teksa ka komentuar ndeshjen e ditës së djeshme që u luajt në stadiumin “Air Albania”, Gjoni tha se Marku kishte një kundërshtar të dobët, duke qenë se meksikani Miguel Parra, renditet në vendin e 260 në botë.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është i 30-ti në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 260. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej, ndeshja diku tjetër do kishte shumë kritika”, tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *