Bota

Rusët sulmojnë me raketa stacionin e trenit në Ukrainë, 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 22 persona u vranë pasi rusët sulmuan me raketë një stacion treni në Ukrainë, në ditën që u shënuan 6 maj luftime që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Autoritetet ukrainase thonë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën në një automjet. Mes të vrarëve është edhe një 11-vjeçar, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: “Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. “Katër vagonë ​​pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet,” vazhdoi ai.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Në prill, një sulm në një tjetër stacion treni vrau më shumë se 50 njerëz .

Ukraina kujtoi dje përvjetorin e pavarësisë dhe Zelensky kishte thënë më parë se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” për të ndërprerë festimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *