Bota

Kreditë studentore/ Presidenti amerikan, Joe Biden anullon 10 mijë dollarë borxhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të anulojë deri në 10 mijë dollarë borxhe kredi studentore për miliona amerikanë që fitojnë më pak se 125,000 dollarë çdo vit.

Biden do të falë po ashtu 20 mijë dollarë borxhe për studentët Pell Grants, që aplikohet për ata që kanë nevojë më të madhe financiare, raporton BBC.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Po ashtu, Presidenti pritet që të japë më shumë detaje për planin e tij në një deklaratë më vonë gjatë kësaj të mërkure.

Rreth 43 milionë amerikanë i detyrohen shtetit një total prej 1.6 trilion dollarësh borxh federal studentor. Pothuajse një e treta i detyrohen më pak se 10 mijë dollarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *