Lajme

Dëshmia e dhimbshme e Ylber Merdanit, si ishte të burgosesh në Spaç?

Të shikosh lotët e nënës plakë, të shikosh të dridhen ato thinja, të shikosh shtëpinë gjithë në flakë, nuk ke as forcë e as ndihmë. Është tmerr kur duart t’i kanë lidhur, shtrëngo grushte e sytë gjithë lot, s’mbahet më kjo brengë kaq e hidhur. Do të flasësh po nuk flet dot.

Këto vargje të thurura në birucat e burgut famëkeq të Spaçit janë shkruar nga poeti Ylber Merdani. Ai ka qenë i dënuar politik nga sistemi komunist.

Mes dhimbjes së kujtesës për atë që ka kaluar, Merdani tregon se çfarë ndodhi me familjen e tij në atë kohë.

“Ne na fusnin në ashefkat e kulleirit, në shtëpitë tona rrinte drejtori i burgut. Si tregtare, morën me radhë gjithë burrat e fisit, i kaluan në site, në tortura sa dhe këmbët ja u digjnin nëpër mamgalle me prush që të nxirrnin florinjtë. Sipas dokumenteve, 4.5 kunjtal i morën familjes Merdani. Në vitin 67’ na internuan për herë të parë si familje, unë e motra ishim mësues, vëllai në klasë të tretë gjimnaz, ta them sinqerisht që binim të flinim dhe shikonim në ëndrra furra me bukë se ishim të uritur,” – u shpreh poeti.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Persekutimi i familjes dhe internimi ishte vetëm fillimi. Për shkak se shkruante vargje poezish, ai u dënua me disa vite burg.

“Unë kam qenë vetëm në Spaç. Pasi bëra dy vite internim në Pulahë të Oparit me burgosen në Spaç të Mirditës, i denoncuar nga një familje dhe jam dënuar me 8 vite burg vetëm për dorëshkrimet e mia të poezive. Mi kapën. Gjithë mllefin, urrejtjen e vuajtjen që ballafaqova me mjerimin, unë i ktheva në frymëzim e në vargje,” – rrëfeu Merdani.

Disa vite pas daljes nga burgu, Merdani tregon se shteti shqiptar nuk i ka trajtuar siç duhet të burgosurit politik.

“Për ne duhej bërë që në fillim, ka 30 vite nuk ka mbaruar ende kësti i tretë për trashëgimtarët. Mjafton të të them këtë se unë që kam vuajtur në Spaç, marr si kryefamiljar 280 mijë lek të vjetra, ish hetuesi im merr nja 500 mijë a mos më shumë. Tani ç’të të them më tepër,” – u shpreh poeti.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Vuajtjet në jetë ju kthyen në mësime, e për këtë ka një mesazh për popullin shqiptar.

“Një popull që harron të kaluarën, ai është i vdekur. Ky popull te këtë parasysh se e shkuara ka lidhje me të tashmen, e me te ardhmen. Nuk duhet harruar ajo që nuk harrohet, se ndryshe kthehemi përsëri aty ku ishim,” – tha ai.

Poeti korçar Ylber Merdani është një nga figurat ende të gjalla i cili dëshmon për historitë famëkeqe të sistemit komunist, ku historitë personale, ato të miqve të tij dhe shpirtin artistik e ka derdhur në më tepër se 20 libra./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *