Lajme

Deklarohet Osmani pas takimit me Escobarin: Kosova palë konstruktive dhe e barabartë në procesin e dialogut

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.

Lexo më shumë  Kurti: Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e VETËVENDOSJE!-s nuk ka fuqi që mund ta ndalë

Ajo thotë se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.

“Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka përfunduar Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: 10 minuta për të vendosur 4 vjet dinjitet dhe mirëqenie
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *