Pakicat në Shqipëri: Nuk jemi maqedonë, jemi bullgarë! Kërkojmë takim me presidentin Radev
Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasjet e para, por këtë herë mes pakicave në Shqipëri.
Lajmi se Shqipërisë do t’i shtohen tre bashki të reja të pakicave maqedone ka sjellë reagimin e menjëhershëm të komuniteteve në Gollobordë, Gorë dhe Prespë. Ata kanë deklaruar se nuk janë maqedonë, por bullgarë, të cilët jetojnë aty prej shekujsh.
Disa përfaqësues të shoqatave në këto zona kanë kërkuar takim me presidentin bullgar, Rumen Radev. Ata janë shprehur se lajmi për ndarjen në dy bashki të reja është pozitiv, pasi sipas tyre do të tërheqë më tepër investime në zonë.
Pakicat bullgare në Gollobordë dhe Gorë thonë se shteti shqiptar i ka braktisur prej vitesh, teksa shpresojnë se me krijimin e bashkive të reja do të marrin fonde direkt nga shteti bullgar për të mundësuar investime.
Rruga Press