Bota

Turisti rus zbulon pa dashje bazën ushtarake në Krime, Ukraina e falenderon

Një nga kërkesat e përsëritura të Ukrainës ka qenë qe vendet e Bashkimit Europian të ndalin udhëtimet e turistëve rusë.

Por ajo që ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka bërë këtë një ditë më parë ishte falënderimi i pikërisht …një turisti rus.

Në një postim në Tëitter ajo ka postuar foton e një turisti rus, që sipas shpjegimit ndodhet në Krime dhe pas tij shihen të instaluara sistemet raketore të forcave të Moskës.

Me ironi thuhet se ai ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes së Mbrojtjes Ajrore aq jetike për Rusinë.

Lexo më shumë  Kërcënimet e Trumpit për Grenlandën, BE pezullon marrëveshjet tregtare me SHBA-në

“Ndoshta po tregohemi shumë të ashpër me turistët rusë… Ndonjëherë ata mund të jenë vërtet të dobishëm. Ashtu si ky njeri që bën fotografi në pozicionet e mbrojtjes ajrore ruse pranë Yevpatoria, në Krimenë e pushtuar. Faleminderit dhe vazhdo këtë punën e mirë!” – thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

I moshuari me pantallona të shkurtra shihet duke qëndruar në një plazh me sistemin rus anti-ajror S-400 në sfond. Foto e turistit rus u ngarkua në mediat sociale gjatë fundjavës, i plotësuar me të dhënat e vendndodhjes ekzakte.

Lexo më shumë  DW/ Qeveria gjermane ende po e shqyrton bordin e paqes të Trumpit

Kohët e fundit janë regjistruar një sërë shpërthimesh në të gjithë Krimenë e pushtuar nga rusët. Shpërthimet kanë synuar bazat ajrore ruse dhe depot e municioneve. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *