Lajme

Karamuço: E paralajmërova rrezikun rus 4 muaj më parë, Lavrovi ktheu “asetin” Lana nga Egjipti

“Vizita” e tre shtetasve të huaj, që dyshohet të jenë agjentë rusë, në Uzinën e Gramshit për Ervin Karamuçon është një ngjarje e paralajmëruar. Në një postim në mediat e tij sociale, eksperti i kriminalistikës thekson se prej katër muajsh ai ka paralajmëruar për rrezikun e inteligjencës ruse me mbulim turistik.

Eksperti thote se ai kërkoi gatishmëri dhe vigjilencë institucionale e publike, por “disa menduan për konspiracion.” Sipas tij, nga ajo që ndodhi dje, në Kremlin janë trazuar ujërat. Ai e përshkruan 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva si një aset të Lavrovit të cilën ky i fundit e “pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi, nga Egjipti.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Diplomacia dhe gjyqësori i Shqipërisë janë para një sprove të fortë, thotë Ervin Karamuço.

Ervin Karamuço në Facebook:

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale.

Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi ” asetin” Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë…”

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *