Lajme

Prej një jave qëndronin në Shqipëri, ja çfarë zbuluan oficerët e Antiterrorit në çantën e rusit

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Të tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë janë kapur nga policia. Sipas burimeve ata ishin pikasur duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë me forcë në perimetrin e uzinës, pro janë ndaluar nga rojet ushtarake shqiptare.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Gjatë ndalimit të rusëve Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori janë sekuestruar tre pasaportat që këta persona mbanin me vete.

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e Antiterrorit, tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por zbulimi i pajisjes së kamufluar si aparat fotografik ka ngjallur dyshime se mund të jetë agjentë të shërbimit sekret rus.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Dyshohet se këta shtetas rusë kanë ardhur në Shqipëri para shtatë ditëve dhe në qytetin e Gramshit ndodhen prej tre ditësh.

Ndërkohë, gazetari Çelmeta ka arritur të mësojë nga të afërmit e ushtarakëve të lënduar se dy rojet e uzinës ushtarake kanë bërë referim edhe dy ditë më parë në instancat përkatëse pasi kishin konstatuar nga larg shtetasit rusë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *