Ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh u gjetën në tokë pa ndjenja, dyshohet se kanë humbur shikimin, kapen rusët
Tre rusët që kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës së armëve në Gramsh kanë goditur ushtarët, të cilët janë gjetur në tokë nga kolegët pa ndjenja.
Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës ndërsa dyshohet se kanë humbur shikimin. Burime bëjnë me dije në sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh ishin 3 rusë.
Sipas informacioneve të para, ata bënin xhiro prej disa ditësh pranë uzinës dhe mbrëmjen e sotme kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës por janë pikasur nga rojet dhe më pas rusët i kanë hedhur sprajt në fytyrë.
Raportohet se tre rusët janë neutralizuar dhe shoqëruar nga autoritetet.
Rruga Press