Art & Kulturë

Pallati që strehoi Skënderbeun e zhgënjyer nga Papa

Nga Durim Abdullahu

Përditshmëri njerëzish dhe kohërash (3)

Pallati që strehoi Skënderbeun e dëshpëruar

E mirënjohura “Vicolo di Scanderbeg”, e emëruar kështu më 1843, është një rezidencë e dikurshme papnore në Romë, ku në bujtinën nr. 114-118 qëndroi Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Scanderbeg, nga fundi i vitit 1466 dhe deri më 14 shkurt 1467, kur u largua nga Roma. Të gjithë ambasadorët dhe kronistët e kohës, e dëshmojnë këtë vizitë si një zhgënjim dhe dëshprim për Zotin e Arbnisë, që nuk arriti as për së afërmi të merrte ndihmat dhe përkrahjen e kërkuar nga Papa dhe princat e Italisë.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Në regjistrat e Dhomës Apostullore, figurojnë 450 dukatë të ndara për Scanderbegun për shpenzime dhe ushqim, dhënë me dy pjesë: më 20 dhjetor 1466 dhe 15 janar 1467. Janarin e vitit pasues, më 1468, Scanderbegu lëshoi frymën e mbrame duke përmbyllur një jetë të jashtëzakonshme origjinale që ka lënë pas vragmale me trashëgimi.

Foto: Romë, gusht 2017

Rruga Press

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *