Bota

Finlanda: Dy avionë rusë shkelën hapësirën ajrore

Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.

Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.

Lexo më shumë  Gjermania tani është shpenzuesi më i madh ushtarak në Evropë - çfarë po blen më së shumti ajo

“Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze,” tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.

Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *