KryesoreLajme

Veliaj, 800 mln lekë për aheng elektoral, tender spektaklesh për 12 muaj

Pak muaj para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të shpenzojë qindra milionë lekë për blerje eventesh dhe shfaqjesh propagandistike.

Bashkia e Tiranës ka mbyllur këtë javë tenderin për “Blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme”, me fond limit 830 milionë lekë të vjetra.

Në foto: Bashkia e Tiranës zhvillon tenderin për “Blerje shërbimi për aktivitete”

Në dokumentat e tenderit konstatohet lehtësisht se Bashkia e Tiranës nuk ka qëllim promovimin e vlerave historike dhe kulturore të kryeqytetit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Gjithçka duket se ka lidhje me promovimin plot ngjyra të kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, Bashkia ka blerë shërbim për fishekzjarrë, letra shpërthyese me ngjyra, podium prezantuesi, sistem pajisjesh për Di Xhej, blica për efekte speciale, tym skenik dhe të tjerë elementë që lidhen me botën e spektaklit.

Në foto: Pjesë nga dokumentet e tenderit

Të gjitha këto shpenzime, natyrisht, janë kryer me buxhetin e krijuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Tenderi u hap në fillim të korrikut dhe afati për dorëzimin e ofertave ishte një muaj.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Në përfundim të procedurës, rezulton se kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, të cilët janë shpallur fitues.

Sipas kritereve të tenderit, shërbimi me vlerë 830 milionë lekë të vjetra përfshin një periudhë 12-mujore.

Pra, saktësisht, koha kur Veliaj, pritet të jetë në garë për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por, edhe nëse nuk do të jetë kandidat, ai sërish është drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë dhe efektet e spektaklit do t’i duhen për të zhvilluar fushatën elektorale, nëpërmjet shërbimit të blerë qindra milionë lekë nga taksat e qytetarëve. / Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *