KryesoreLajme

Borrell: Nuk ka marrëveshje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar se të enjten nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve për hyrje-dalje.

Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat pas tensioneve mes dy vendeve.

“Takimi i sotëm nuk ishte normal, i rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës. Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Borrelli.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Tutje ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

Borrell tha se është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate.

“Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatik dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *