Në veri shfaqet grafit me një porosi për serbët
Në Mitrovicën e veriut, të enjten në mëngjes, kur në Bruksel zhvillohet dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shfaq grafiti me porosinë “Mos u shqetëso! Ne jemi këtu! Ne po presim!”.
Grafiti është nënshkruar nga “Brigada e Veriut”, me një logo në të cilën mund të shihet edhe një kryq me katër ‘S’, që është simboli kombëtar serb, i cili gjendet edhe në flamurin e Serbisë.
Policia e Kosovës në Mitrovicën e veriut nuk kishte asnjë informacion për grafitin, apo se kush qëndron prapa tij.
Një muaj më parë, grafitë ishin shkruar nëpër rrugët në veri që thoshin “S’ka dorëzim – mbetet KM” referuar targave pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e regjistrimit të tabelave të reja të automjeteve, RKS./ REL
Rruga Press