Lajme

A u janë marrë shqiptarëve kodet e bankave përmes sulmit ndaj Vodafone?

Gazetari Basir Çollaku ngre dyshime se pre e sulmit kibernetik disa javë më parë ka rënë dhe kompania telefonike Vodafone.

Në një postim në rrjetin social FB, ai pyet nëse vetë kompania ka paraqitur ankesë te AKSHI dhe nëse janë marrë të dhënat të bankave të klientëve përmes sulmit ndaj kompanisë telefonike.

“Një tjetër skandal në valën e piraterisë elektronike ka rënë mbi kompaninë e telefonisë së lëvizshme Vodafone?

Ka mbërritur në zyrat e AKSHI një ankesë nga kompania Vodafone, për të sqaruar se çfarë po ndodh me këtë sulm të papritur?

A e mban ende të pabërë publike AKSHI këtë ngjarje tjetër të rëndë për sigurinë e shërbimeve ndaj qytetarëve?

A është me rrezikshmëri më të lartë se të dhënat e e-albania ky hakerim i të dhënave të kompanisë së telefonisë së lëvizshme, kompanisë celulare?

A munden grabitësit elektronikë të marrin nga këto informacione që tashmë kanë nëpër duar, këto të dhëna për pin-et e bankave që kanë klientet, sepse kompania ua dërgon me sms, pasi pagesat online nëpërmjet telefonit janë shtuar masivisht?

A e ka diskutuar kryeministri në mbledhje qeverie, kur i takon ndonjëherë të marrë pjesë këtë alarm të ri piraterie me kosto për ata që janë pjesë e këtij shërbimi?

Janë pyetje jo rastësore!!!”, shkruan gazetari në një postim në FB.

Në të njëjtin reagim, ai po ashtu ngre dyshime për një konflikt mes Arben Ahmetajt nga njëra anë e Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt nga ana tjetër. Madje pyet se a është ende në zyrë sektetari i përgjithshëm Engjëll Agaçi, apo ka braktisur zyrën, ka marrë rraqet e tij zyrtare dhe është larguar?

“A ka shërbyer si shkak për të ndodhur kjo, një zënke agresive me Arben Ahmetajn, pas thashethemeve se dojsen e inceneratorëve ku gjendet dhe Engjëll Agaçi i akuzuar, e ka përcjellë në duar të gabuara opozitare dhe mediatike, ish-ministri i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama?

A ka vijuar zënka socialiste e Ahmetajt edhe me kryebashkiakun Veliaj në mjediset e bashkisë Tiranë, me kryepushtetarin vendor edhe ky i përfshirë në akuzën e inceneratorëve, grindje pak ditë para shkarkimit të ministrit ?

Pas këtij sherri në korrik duket se Rama ka ndërhyrë për të larguar sekretarin e tij? A ka qeveria një qëndrim më transparent për këtë ngjarje?

Por deri më tani nuk është bërë asgjë publike. Me sa duket shefi i qeverisë ka halle të mëdha me inceneratorët dhe Portin e Durrësit, e nuk i duhen më tepër telashe qeveritare në kurriz. Ndonëse ata kanë nisur e nuk mund të ndalojnë”, shton ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *