Bota

Pesë anije të tjera me grurë nisen nga portet e Ukrainës

Pesë anije të tjera me misër dhe grurë janë larguar nga portet e Ukrainës duke transportuar misër dhe grurë.

Tre anije janë larguar nga Chornomorsk dhe dy nga Pivdennyi, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, shkruan Reuters.

Një nga anijet që u nis të martën ishte “Brave Commander”, duke transportuar ngarkesën e parë të ndihmave ushqimore humanitare nga Ukraina për në Afrikë që nga pushtimi i Rusisë.

Lexo më shumë  Hungaria merr vendimin! Magyar: Asnjë kryeministër nuk do të qendrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.

Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milionë ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm.

Lexo më shumë  G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *