Bota

Mali i Zi: Të largohet menjëherë ambasadori serb

Ministri i Jashtëm malazez, Ranko Krivokapiç i ka dërguar një mesazh urgjent Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Krivokapiç ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në vend Vladimir Bozhoviçit, ambasadorit të Serbisë, i cili është shpallur persona “non-grata”.

Siç është paralajmëruar, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 12 gusht ndalimin e hyrjes, “pra largimin e përhershëm të personit Vladimir Bozhoviç nga Mali i Zi”, raporton rtcg.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ndërkaq, kryeministri Dritan Abazoviç tha se Bozoviç është persona “non-grata” dhe se ky vendim është ende në fuqi. Abazoviç ka theksuar se Serbia të “dërgojë ambasadorin e ri” pas formimit të Qeverisë së re të shtetit serb, raporton vijesti.me.

Nga ana tjetër, kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç njoftoi të dielën në mbrëmje se do të “kërkojë veprime të caktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke përfshirë ndalimin e hyrjes dhe daljes së V. Bozhoviçit nga territori i Malit të Zi”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *