Lajme

Serbia ndalon zv.kryeministrin Bislimi dhe ministrin Svelça të hyjnë në Luginën e Preshevës

Serbia ia ka vazhduar me të njëjtën praktikë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Një leje e tillë i është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës,  Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, si edhe  ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së  Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *