Lajme

Fshati Mirakë në Librazhd pa ujë të pijshëm, banorët: Nuk është bërë asgjë nga pushteti lokal!

Zona e Mirakës në bashkinë e Librazhdit prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm, pavarësisht se ka burime të shumta ujore. Banorët të revoltuar tregojnë se ka pasur vetëm premtime boshe, pro asnjë investim nuk është bërë deri më sot, pavarësisht se kërkesat e tyre kanë qenë të shumta. 

Mungesa e ujit të pijshëm në qarkun e Elbasanit është një problem që duket se haset në të gjithë njësitë administrative. 

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Zona e Mirakës në bashkinë e Librazhdit, edhe pse ka burime të shumta ujore, vuan për ujë të pijshëm.

Banorët të revoltuar tregojnë se ky problem vijon prej vitesh, dhe pavarsisht kërkesave të vazhdueshme deri më tani nuk është bërë asgjë.

Veç mungesës së ujit fshati vuan edhe mungesën e infrastrukturës.

Ata akuzojnë pushtetin vendor për mungesë investimesh, ndërkohë që premtimet në prag zgjedhjesh kanë qenë të shumta. 

Për shkak të kushteve të vështira të jetesës, të rinjtë janë larguar nga fshati duke e bërë këtë një vend te shkretuar, ku gjen vetëm të moshuar. 

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *