Bota

Zelensky e akuzon Rusinë për shantazh nuklear

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për shantazh nuklear.

Zelensky në video-adresimin e tij të hënën, ka bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë, raporton agjencia AP.

“Rusia nuk po i ndal veprimet e shantazhit në dhe rreth centralit nuklear energjetik në Zaporizhzhia. Bombardimet provokative të territorit rreth centralit vazhdojnë. Nën mbrojtjen e centralit, okupuesit po bombardojnë qytetet fqinje dhe komunitetet. Rusët po fshehin armatimet dhe pajisjet në central. De fakto centrali është minuar”, ka thënë Zelensky.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Zelensky ka shtuar se çdo incident në central do të ishte goditje për shtetet e BE-së e rrezatimi mund të arrinte edhe në shtetet si Turqi e Gjeorgji apo rajonet më të largta.

Ai ka thënë se duhet vazhduar me sanksione ndaj Rusisë.

“Duhet të vendosim sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, kundër Rosatomit, dhe kundër industrisë nukleare të këtij shteti terrorist. Gjithë forcat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga stacioni dhe nga zonat fqinje dhe atë pa kushte”, ka thënë Zelensky.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *