Lajme

Po ikin të gjithë, bie me 4 mijë numri i maturantëve që aplikojnë në Universitete

Kriza demografike si pasojë e emigracionit endemik po reflektohet me ritme të shpejta te sistemi arsimor në vend.

Nga rreth 25 mijë maturantë 4 vite më parë, numri i të sapo-diplomuarve që aplikuan për të ndjekur studimet e larta pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2 përllogaritet në rreth 21 mijë.

Lexo më shumë  Protesta e ish-minatorëve në Shqipëri, kërkojnë Statusin dhe pensionet dinjitoze

E teksa e ardhmja demografike nuk premton shumë, përfaqësues nga sektori edukativ sugjerojnë liberalizim të shkuarjes në universitete.

“Po të marrim rastin e edukatoreve të kopshteve, figurë për të cilën kemi shumë nevojë, do të shohim se 4500 prej tyre, pra 60 % janë pa arsimin përkatës”, thotë për A2 CNN Nora Malaj.  

Vitin e shkuar arsimor pati më pak të diplomuar.

Lexo më shumë  Listës së barnave esenciale i shtohen dhe shtatë produkte të reja, Vitia: Këto arritje, falë buxhetit prej 70 milionë euro

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në arsimin 9-vjeçar rënia ishte me 4.3 për qind, në atë të mesëm me 1.7 dhe në atë të lartë 0.6 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *