Propaganda ruse nuk njeh limite, Putini përdor aktorin Steven Seagalin për të mohuar krimet e luftës në Ukrainë
Presidenti Rus Vladimir Putin e ka ngritur në një tjetër nivel propagandën për luftën në Ukrainë. Në përpjekjen e tij më të fundit për të mohuar akuzat për krime lufte kundër të burgosurve në Yelenovka, në rajonin e Donetsk, ai ka përdorur aktorin hollivudjan Steven Seagal për të hedhur poshtë akuzat se ishin forcat ruse që sulmuan burgun.
Vladimir Putin nxori Seagal-in për ta mbrojtur Rusinë para shtypit në vendin ku u sulmuan dhe u vranë të burgosurit ukrainas të luftës.
Seagal i doli në mbrojtje Rusisë, duke nxjerr pretendimet se ishin sistemet HIMARS të operuar nga trupat ukrainase që vranë 50 të burgosurit ukrainas të luftës, pavarësisht provave që tregojnë se ishte Rusia e cila kreu sulmin.
Aktori amerikan, një mik i vjetër i Putinit, i quajti forcat ukrainase “naziste” dhe fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për urdhërimin e sulmit ku u vranë të burgosurit.
“Dua të them, ne jemi në… Pikërisht në vendin ku u hodh HIMARS e vrau 50 njerëz dhe plagosi 70 të tjerë. Gjëja interesante është se një nga nazistët që u vra, është një nazist që sapo kishte filluar të fliste shumë për Zelensky. Ai është përgjegjës për urdhërimin e torturave dhe mizorive të tjera, që shkelin jo vetëm konventën e luftës së Gjenevës, por që janë gjithashtu krime kundër njerëzimit. Pra, nëse Zelensky ishte i përfshirë në krime kundër njerëzimit, pyes veten nëse kjo është arsyeja pse ky djalë u godit me raketa dhe u vra, thjesht pyes veten”, tha aktori i njohur.
Seagal fluturoi në qytetin ukrainas të Yelenovka, në rajonin Donestk, për të filmuar videon që hedh poshtë përfshirjen ruse në sulmin vdekjeprurës.
Seagal ka tronditur botën për shumë vite me miqësinë e tij të ngushtë me diktatorin rus. Putin.
Dyshja janë parë në disa raste, duke u takuar në Moskë, duke festuar së bashku dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.
Seagal madje aplikoi me sukses për shtetësinë ruse dhe serbe në vitin 2016.
Rruga Press