Lajme

Fluks vizitorësh në ujërat termale të Bënjës në Përmet

Një numër i madh banorësh dhe vizitorë të zonës, kanë zgjedhur të freskohen nga temperaturat e larta të këtij muaji, duke u larë në ujërat termale të Bënjës, të shpallura Monument Natyre.

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër kanë qenë aty për të dhënë informacion dhe mbështetje në mënyrë që fundjava të ishte relaksuese e pa probleme.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Fluksi i vizitorëve që kanë zgjedhur Përmetin dhe thesaret natyrore të tij, ka qenë i lartë, shkruan AdZM Gjirokastër, në rrjetet sociale, duke ofruar edhe foto të banjave të Bënjës.

Ujërat termale të Bënjës gjenden 13 km larg qytetit të Përmetit.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *