Lajme

Shkodra mbulohet nga tymi/ Digjet një banesë dhe rrezikohen dhjetë të tjera, zjarrfikësit dhe ushtria në luftë me flakët

Prej rreth 2 orësh Shkodra është përfshirë nga flakët, ndërkohë që momentalisht ka katër vatra zjarri që janë aktive, në Bërdicë e Madhe, Grudë fushë, Kodrat e Bardhajve dhe në Prekaj të Postrinës.

Gazetari Mirsad Rakaj raporton se situata paraqitet më problematike në Bërdicë, në një lagje të njohur si Masmalaj, ku dhjetëra hektarë bimësi e shkurre janë djegur ndërsa dhe dhjetë banesa janë të rrezikuara nga flakët.

Lexo më shumë  Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Një banesë është djegur tashmë, ndërkohë që bëhet me dije se është një banesë një katëshe e braktisur, pasi pronarët e saj jetojnë jashtë shtetit.

Sipas autoriteteve, banesat e tjera nuk rrezikohen.

Gazetari Rakaj raporton se momentalisht në terren janë katër zjarrfikës ndërsa dy kanë ardhur në ndihmë nga Vau i Dejës.

Momentalisht nuk kërkohet ndërhyrje nga ajri pasi terreni është kodrinor dhe i arritshëm në rrugë tokësore. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe vullnetarë të zonës dhe forcat e ushtrisë.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *