Lajme

Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda

Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian.

Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Por, media britanike DailyMail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë britanike, që zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.

Rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani ka bërë që deputetët anglezë mbrëmjen e djeshme t’i bëjnë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *