Meta akuza AZHBR-së: Drejtoresha gënjen hapur, nuk ka prioritet bujqësinë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se drejtoresha e AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve teksa shprehet se prandaj bujqësia është në mjerim pasi sipas kreut të PL-së AZHBR ka prioritet korrupsionin.
“Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve”, shkruan Meta.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Ervin Resuli i drejton pyetjen: “A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR”, ndërkohë që ajo përgjigjet :”Jo.”
Por Resuli shton se “nga mediat dhe dokumentet rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi AZHBR ka përfituar.”
POSTIMI I KREUT TË PARTISË SË LIRISË
Rruga Press