Lajme

Zbardhet dosja, Tase tentoi të largohej nga bregu pasi përplasi 7-vjeçaren

Prokuroria për Arjan Tasen dërgoi në gjykatë një kërkesë për caktim mase sigurie vetëm tre faqe.

Provat për grupin hetimor kanë qenë të qarta, por diskutimi më i madh që ka pasur prokuroria është caktimi i veprës penale me të cilën do të hetohet efektivi policisë.

Në dosjen e prokurorisë të cilën Euronews Albania e ka siguruar janë dëshmitë e babait të vajzës 7- vjeçare, një i afërm i tij dhe të një pushueseje.

Lexo më shumë  Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Bledar Avdia babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën i ka thënë hetuesve se ka qenë duke u larë në bregun e detit kur në këtë moment ka parë një skaf që po i afrohej bregut.

Pasi ka kaluar piketat të cilat nuk duhet t’i kalonte, Tase ka hyrë në plazhin plot me pushues me shpejtësi skëterrë.

Pasi ka marrë familjarët e tij, ai ka marrë një kthesë dhe në këtë moment ka goditur me helikat e gomones vajzën.

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

Në këtë moment ai ka bërtitur fort dhe ka parë Arjan Tasen të largohet me shpejtësi në det.

Sipas prokurorisë Arjan Tase ka kryer vrasje me dashje në mënyrë indirekte.

Ai nuk ka pasur qëllim të vrasë vajzën, por pasojën që mund të vinte nga veprimi i tij ai e ka ditur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *