Lajme

Temperaturat deri në 40°C, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që paraditja të dominohet nga kthjellimet në pothuajse gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërsa mundësit për reshje të izoluara janë shumë të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Kosova

Mbetet  në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Kosova edhe gjatë të shtunës, ku orët e para të ditës do të sjellin dominim të
kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin.

Por pas mesdite parashikohet që të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkani Perëndimor do të diktoj kushtet e motit edhe në territorin e MV, duke bërë që një pjesë e mirë e
vendi të jetë në dominimin e motit të kthjellët pothuajse gjithë ditën.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Pritet që në orët e pasdites të ketë kalime të pakta të vranësirave në një pjesë të vogël të MV.

Rajoni dhe Europa

Mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu Alpet e kontinentit Europian. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë shira të

shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere paraqitet  Europa Lindore.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në Europën Jugperëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *