Pijet e prodhuara në Shqipëri mund të importohen dhe të shiten lirshëm në Kosovë
Zëvendësministëri i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë Getoar Mjeku përmes një statusi në faen e tij në facebook ka lajmëruar se tashmë të gjitha pijet që prodhohen në Shqipëri mund të importohen pa problem edhe në Kosovë. Postimi i plotë më poshtë:
“Pijet e prodhuara në Shqipëri mund të importohen dhe të shiten lirshëm në Kosovë. Ligji i ri për markat tregtare ndalon produktet false, por lejon të gjithë tregtarët të furnizohen kudo në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Shqipërisë.
Ligji tani heq kufizimet e importit, që kanë kriju monopole të padrejta e të paligjshme në emër të markave tregtare. Falënderoj deputetët që kanë bashkëpunu me ne për me zgjidhë këtë problem në favor të konkurrencës së lirë dhe konsumatorit.“
Rruga Press