Lajme

Deputeti i VV-së dhe nëna e tij iu kthehen kujtimeve të hidhura, vizitojnë vendin ku vuajti 11 vjet prapa grilave

Prej dje është në pushim dhe për pak kohë nuk do të ketë angazhime politike, me që Kuvendi i Kosovës ka mbaruar punimet e sesionit pranveror dhe për një muaj është në pushim.

E dita e parë e pushimit për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, për pak kohë ka qenë me kujtime të hidhura.

Kjo pasi Dugolli së bashku me bashkëshorten dhe nënën e tij të shtyrë në moshë e vizituan ndërtesës e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por njëkohësisht edhe të qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare.

Ata qëndruan sot në Burgu Muze të Prishtinës, vendin ku në moshë fare të re u mbajt veprimtari Enver Dugolli.

“Me që sot nuk kisha ndonjë angazhim në Kuvend, i kushtova pak më shumë kohë familjes.  Nëna Fetije, ndonëse e shtyer në moshë, ende nuk e kishte vizituar Burgun Muze të Prishtinës.  Sot, së bashku me nënën dhe bashkëshorten time Sherifen e vizituam së bashku burgun.  Ndonëse nuk e pati të lehtë t’i rikthen kujtimet e hidhura të asaj kohe, nënës ende i kujtoheshin shumë detaje nga vizitat e shumta që m’i kishte bërë në burg”, tregon emocionet që përjetuar gjatë vizitës Dugolli.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ai tregon se prej prillit të vitit 1981 e deri në përfundim të luftës në vitin 1999, për nënën dhe familjen e tij, burgu i Prishtinës ishte vendi më i vizituar në gjithë kryeqytetin.

Ish- i burgosuri politik, Enver Dugolli ka mbajtur plotë 11 vjet burg.

Ai u arrestuar në vitin në vitin 1981 si organizator i demonstratave të asaj kohe dhe për këtë vepër ka qëndruar në burg deri në vitin 1987.

Po ashtu, Dugolli u arrestua edhe në vitin 1997 dhe u lirua tek pas përfundimit të luftës në vitin 2001.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore.

Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg.

Ministria e Kulturës tha se ka marr materiale të nevojshme nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, përfshirë edhe mbi 9,000 emra të ish të burgosurve nga viti 1945.

Muzeu do të punojë me orar të plotë nga ora 10 deri 19, çdo ditë përveç të hënave, ku vizitorët do të priten nga një ciceron i angazhuar me orar të plotë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *