Futbollisti shqiptar foto me Kadyrovin, aleatin e Putinit, ‘masakrohet’ në rrjetet sociale. Vjen reagimi i tij!
Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, si dhe futbollist i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit në luftën ndaj Ukrainës dhe që ka trupat e tij në Ukrainë, të cilët akuzohen se kanë bërë krime lufte në popullsinë e paarmatosur ukrainase.
Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Lojtari është aktualisht pjesë e Akhmat Groznyt në futbollin rus. Berisha ka publikuar foton në rrjetin e tij social Instagram.
Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov. Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja. Një foto e tillë nuk është pritur mirë nga shqiptarët dhe për këtë arsyed Berisha me anë të një komenti provoi të “sqarohet”.
Pavarësisht këtij justifikimi përsëri ngelet pyetja: Ç’iu desh futbollistit shqiptar të Kosovës të publikonte fotografinë me Kadyrovin?
Rruga Press