Uncategorized

Mercenarët e Wagnerit përdoret si mjet dhune nga Putinit për të shmangur dezertimet e ushtrusë ruse

Mercenarët e Wagnerit po përdoren për të  kërcënuar ushtarët rusë të burgosur që refuzojnë të luftojnë në luftën në Ukrainë.

Një grup ushtarësh rusë kanë akuzuar komandantët e tyre se i burgosën në Ukrainën lindore pasi refuzuan pjesëmarrjen në luftë, duke rritur kështu tensionet brenda radhëve të trupave ruse.

Maxim Grebenyuk, një avokat që drejton organizatën e avokimit me bazë në Moskë, Ombudsmani Ushtarak, tha se të paktën katër ushtarë rusë kishin paraqitur ankesa me shkrim në komitetin hetimor, duke kërkuar dënim për eprorët që mbikëqyrën ndalimin e tyre.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Ushtarët iu thanë avokatëve se ishin ruajtur nga mercenarët Wagner, të cilët i kishin kërcënuar se do të pushkatoheshin nëse do të përpiqeshin të arratiseshin.

Grupi Wagner është një organizatë famëkeqe e njohur si ushtria private e Putinit që është akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut në luftën përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pasur burime që informonin se shumë ushtarë rus nuk ishin dakord me ndërhyrjen.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Zërat kundër ndërhyrjes kanë vazhduar me prirje rritëse, ku shumë ushtarë rus kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë dhe disa të tjerë i janë bashkuar trupave ukrainase.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *