Gjinovci: Shiheni si ulej si bandit Radojiçiqi në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkuar sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq.
Pas takimit me Rakiqin, Hovenier në një prononcim për media tha se ia ka bërë me dije qëndrimin që ka SHBA-ja në disa çështje.
Ndër të tjera, Hovenier ka rikujtuar se, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional.
Këtë deklaratë e ka komentuar analisti Rron Gjinovci. Ai ka publikuar fotografinë nga takimi i Milan Radojiçiq me ish kryeministrin Ramush Haradinaj,
Sipas Gjinovcit, Radojiçit ulej si bandit në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit.
Postimi i plotë:
“Në kontekstin e deklaratave të fundit, më duhet t’iu përkujtoj qytetarëve se nga perspektiva e SHBA-së, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional. Pikëpamja e SHBA-së për këtë individ është e njohur”, tha Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë.
Radoiçiq ka qenë (dhe është) nënkryetar i Listës Serbe kur e ka taku Ramushin si kryeministër. Rakiqi, ni karrigë ma poshtë, ka qenë kryetar. Shiheni si ulej si bandit Radojiçiqi në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit. E tash? Tash fshihet diku në Serbi.
Rruga Press