Argument

(Video) Avdullah Hoti “antiamerikan”? Nuk e bind as ambasadori amerikan se ka patur kordinim ndërkombëtar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit tha se lidhur me situatën në veri të Kosovës nuk ka pasur koordinim të brendshëm, ndërsa tha se ka munguar koordinimi i duhur me ndërkombëtarët.

“Është fakt që koordinim të brendshëm nuk ka pasë, konsultime të vazhdueshne me opozitën për këto tema. Dhe duket, nga informatat që kemi pa… koordinim të duhur ndoshta me partnerët tanë ndërkombëtarë nuk ka pasur”, tha ish-kryeministri.

Deputeti Avdullah Hoti insiston se nuk ka pasur kordinim të duhur pavarësisht se vetë zyrtarë të Bashkimit Evropianë e kanë thënë pikërisht të kundërtën, pavarësisht se vetë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë disa herë tashmë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe në kordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Ndoshta z. Hoti pret që z. Hovenier ta telefonojë atë personalisht dhe t’i shprehë se jo vetëm që ka patur kordinim, por ka patur kordinim kombëtar dhe ndërkombëtar të asaj përmase që nuk ka ndodhur kurrë më parë, përfshirë këtu shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Por, kjo s’ka për të ndodhur sepse këtë gjë ambasadori e ka shprehur publikisht. Kurse z. Hoti duhet t’i mjaftonte “proamerikanzmi” i tij që buron prej kohës kur pretendonte se fytyrë e SHBA-së në Kosovë ishte Richard Grenelli. Tani që Grenell nuk është më përfaqësues i shtetit amerikan duket se “proamerikanizmi” i z. Hoti dhe partisë së tij është venitur, sepse fjalët e ambasadorit amerikan prej tij merren më si të mirëqena dhe si “ligj”, ashtu siç bënte në kohën e Richard Grenellit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *