Ministrja Haxhiu njofton triumfin e Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.
“Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të iniciuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë
Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e nje padie të inicuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.
Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve.
Rruga Press